Site icon Telegrafi

Zhbogar: Fokusi të vendoset tek zgjidhja për Ligjin për Prokurorinë Publike

Euroambasadori Samuel Zhbogar, sot ju ka bërë apel partive politike që të vazhdojnë përpjekjet për të arritur konsensus për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Në deklaratën të cilën e bëri në Vevçan, Zhbogar porositi që fokusi të vendosjet për gjetjen e zgjidhjes dhe kthimin e besimit tek qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin nuk ka zgjidhje. Nuk është arritur pajtueshmëri. Por, ne edhe më tej do të punojmë që të shohim se çfarë do të ndodhë me lëndët lidhur me ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së. Zgjidhja akoma nuk është arritur, por duhet ta gjejmë. Apeloj tek dy partitë politike që të vazhdojnë me përpjekjet për të arritur konsensus për këtë çështje”, tha Zhbogar.

Ai tha se Prokuroria Publike mund t’i marrë lëndët e PSP-së dhe se ka logjikë që të lidhen PSP-ja me PP-në./Telegrafi/

Exit mobile version