Euro-ambasadori Samuel Zhbogar ka filluar punën në Maqedoni si i dërguar i Komisionit Evropian për të zënë frontin e paraardhësit të tij Aivo Orav i cili misionin e tij e vazhdon në Mal të Zi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në profilin zyrtarë në Tëitter të Ambasadës së BE-së në Maqedoni është publikuar fotografia ku shihet Zhbogar duke u futur në derën kryesore të kësaj ambasade në Maqedoni.
Zhbogar për 22 vite është provuar në disa nivele të diplomacisë së Slovenisë.
Ai është lindur në vitin 1962. Më herët Zhbogar ka punuar në Kosovë. Për 4 vite me radhë, nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka qenë drejtues i Ministrisë për Punë të Jashtme në Slloveni./Telegrafi/