Telegrafi

Zhbogar: Është herët të bisedohet për metodologjinë e re të BE-së, Evropa qëndron këtu

Politika e lartë duhet të lihet në Bruksel, ndërsa delegacioni i BE-së qëndron këtu, pa marrë parasysh nëse vendi merr datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Këtë sot e tha ambasadori i BE-së në vendin tonë, Samuel Zhbogar në lidhje me metodologjinë e bisedimeve, para fillimit të punëtorisë për mbështetje financiare që e mundëson BE.

“Është shumë herët të bisedohet për metodologjinë e re. Siç thashë edhe më herët, kjo duhet të lihet në politikat e larta të vendeve anëtare dhe diskutimeve në Bruksel. Ajo që duhet në të funksionojmë është se çka mund të bëjmë si delegacion i BE-së, që tu tregojmë njerëzve se jemi këtu për ta vazhduar mbështetjen”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se Evropa është këtu dhe do të qëndrojë këtu, me fonde të shtuara, veçanërisht për komunat, në të cilën, siç tha ai, njerëzit duhet të ndjehen dhe të jenë në mënyrë evropiane, pa marrë parasysh nëse hapen ose jo bisedimet./Telegrafi/