Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka arritur që të kthejë përgjegjësinë dhe ka sjell deri tek lufta kundër mosndëshkimit. Është e një rëndësie të veçantë që PSP të vazhdojë me ndjekjen e atyre që janë përgjegjës, dhe kryerës, dhe këtë e bënë në mënyrë profesionale dhe të pavarur, tha sot ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkimi Evropian, siç tha ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimet e Ligjit për prokurorinë publike, të cilat kanë për qëllim që ta vënë në funksionim PSP-në si pjesë të Prokurorisë Publike.
“Kujtoj se PSP është themeluar nga partitë kryesore nëpërmes marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të sigurohet marrja e përgjegjësisë për përgjimet ilegale, si dhe për përmbajtjen e tyre”, tha Zhbogar.
Ai gjithashtu shtoi se nga afër po ndjek bisedimet për draft ligjin, që po zhvillohet në mes Qeverisë dhe partisë kryesore në vend./Telegrafi/