Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se ka një përkushtim në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Sipas tij, diskutimet janë shpeshtuar, dhe se kjo paraqet diçka mjaft pozitive, duke shtuar se me padurim priten takimet e fundjavës.
Në lidhje me situatën më të re për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Zhbogar tha se nuk dëshiron të komentojë aspekte gjyqësore./Telegrafi/