Site icon Telegrafi

Zhbogar e sheh me optimizëm planin aksionar (Video)

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar ka deklaruar se vëren një optimizëm në punën e pushtetit për zbatimin e reformave prioritare të tremujorit të parë.

Sipas tij, plani për reforma është i qëlluar dhe do të marrë mbështetjen e BE-së për të gjetur zbatim. Zhbogar këto komente i bëri sot, gjatë vizitës që iu bëri dy komunave, të Zhelinës dhe të Bërvenicës, në kuadër të projektit “BE-ja për ty”, raporton Alsat M.

Ky optimizëm vjen nga fakti se qeveria iu është qasur reformave pasi që edhe ka quajtur veten qeveria reformatore. Me adoptimin e pakos së reformave 369 besoj se ata dëshmojnë se i qasen asaj. Tani kemi një plan me vija konkrete të kuqe dhe janë disa gjëra shumë konkrete që duhet të bëhen që kërkojnë të bëhen në tre muajt e ardhshëm, pra mendoj se pritet një periudhë shumë intensive dhe ne do të ndihmojmë dhe do përkrahin në cilëndo mënyrë që Qeveria apo vendi do e kërkoj prej neve. Por besoj se kemi plan të mirë dhe duhet të ecim vetëm përpara- tha euroambasadori Samuel Zhbogar. /Telegrafi/

Exit mobile version