Në një intervistë për Tv Shenja, euroambasadori Sambuel Zhbogar thotë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian (BE).
Sipas tij, “BE-ja që nga viti 2003 ka shprehur mbështetje të parezervë ndaj perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian. Këtë e konfirmoi së fundmi presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, por gjithashtu edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini në vitin e kaluar.”
I pyetur për çështjen e emrit të Maqedonisë, Zhbogar thotë se marrëdhëniet fqinjësore janë pjesë e parimeve të BE-së.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë në zemër të parimeve të BE-së. Marrëveshja me Bullgarinë ka treguar tashmë se çështjet e vështira rajonale mund të zgjidhen me vendosmëri dhe respekt reciprok. Negociatat për çështjen e emrit nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara kanë marrë hov dhe intensitet. Me padurim e presim përfundimin e tyre.
Zhbogar thotë se data e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor varet nga reformat e secilit shtet, por edhe në aftësinë e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj./Telegrafi/Shenja/