Site icon Telegrafi

Zhbogar: Me dialog arrihet zgjidhja më e mirë e çështjes së emrit të Maqedonisë

Euroambasadori Samuel Zhbogar ka deklaruar se vizita e Nimetz në Shkup dhe Athinë paraqet një tregues të mirë që mund të arrihet në një zgjidhje për çështjen e emrit.

Sipas tij, vetëm përmes dialogut mund të arrihet një zgjidhje më e mirë, duke theksuar se BE-ja i mbështet këto takime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar sqaroi se për BE-në vjen një periudhë e muajve interesantë pasi që Komisioni Evropian (KE) do ta publikojë strategjinë për Ballkanin Perëndimor, që paraqet një vegim të BE-së se si shihet rajoni në procesin e mëtutjeshëm të zgjerimit./Telegrafi/

Exit mobile version