Telegrafi

Zhbogar ambasadori i BE-së në Maqedoni, vendin e tij në Kosovë e zë Apostollova

Përveç për ardhjen e Zhbogarit në Shkup, agjencia maqedonase mëson se misionet e BE-së në Prishtinë do t’i udhëheqin një dyshe bullgaro-greke.

Ish ministri i jashtëm i Sllovenisë dhe përfaqësues aktual special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar është shef i ri i delegacionit të BE-së në Maqedoni, ndërsa një dyshe diplomatesh bullgaro-greke vjen në krye të institucioneve ndërkombëtare në Prishtinë, raporton agjencia maqedonase e lajmeve, MIA.

Siç lajmëroi korrespondenti nga Brukseli i agjencisë MIA, nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) nuk kanë dashur ende ta konfirmojnë informatën zyrtarisht, ngase janë duke përgatitur komunikatë me të cilën do t’i publikojnë të 15 euro-ambasadorët në vendet e Ballkanit dhe rajonin më të gjerë. Megjithatë, mësohet se Zhbogar me sukses javën që shkoi ka kaluar dëgjimin para Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian dhe ka marrë lejen që nga 1 shtatori të zëvendësojë diplomatin estonez Aivo Oravit në krye të misionit të BE-së në Shkup.

Përveç për ardhjen e Zhbogarit në Shkup, agjencia maqedonase mëson se misionet e BE-së në Prishtinë do t’i udhëheqin një dyshe bullgaro-greke.

Kështu, shefja e deritashme e delegacionit të BE-së në Libi, bullgarja Natalia Apostollova do ta zë vendin e Zhbogarit si ambasadore e BE-së në Prishtinë, ndërsa ish-ambasadorja greke në Shkup Aleksandra Papadopulu është emëruar shefe e EULEX-it. Ndërkaq, Orav do të transferohet në kryeqendrën e Malit të Zi, Podgoricë