Aksi rrugorë Manastir-Resnjë prej orës 17:00 është i kalueshëm për komunikacion. LAMM njofton se rruga e vetme e bllokuar mbetet ajo Makedonski Brod-fshati Zdunje në të cilën gravitojnë 11 fshatra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa komunikacioni në gjithë rrugët tjera të shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe në mbetje të borës. Borë e dobët gjatë ditës së sotme është paraqitur në Kodrën e Diellit.
Intenziteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë rrugëve të qyteteve është i qetë, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata./Telegrafi/