Aksi rrugor Kumanovë-Shën Nikollë i cili ishte në ndalesë për shkak të borës, prej orës 4:50 të mëngjesit është e kalueshme për të gjitha llojet e makinave, njofton LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kalimin Pletvar, di dhe në akset Mavrovë-Dibër akoma vazhdon ndalesa për lëvizjen e makinave të rënda. Ndërkaq komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe në mbetje të borës. Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren për të intervenuar në raste të ndryshme./Telegrafi/