Telegrafi

Zhbllokohet rruga Bogorodicë-Selanik

Gati para një ore policia greke zhbllokoi rrugën ndërkombëtare deri në Selanik, e cila gjatë dy ditëve të kaluara ishte e bllokuar nga refugjatët në kampet pa leje në Idomeni dhe rrethinën e Polikastros, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Migrantët ilegal e bllokuan rrugën me kërkesë që të hapet për ta kufiri Maqedoni-Greqi, që është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur ndërmjet Brukselit dhe Ankarasë, që filloi të zbatohet prej dje. /Telegrafi/