Telegrafi

Zhbllokohet rezultati në derbin City – United pas vetëm tetë minutash

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United, në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Ndeshja mes dy rivalëve filloi mjaft furishëm, duke u shënuar kështu edhe goli i parë i takimit.

Ishte minuta e tetë e takimit, kur Bernardo Silva asistoi te Phil Foden për rezultatin 1-0.

Një gjë është e sigurt se në këtë ndeshje pritet të ketë më shumë se një gol, duke parë ritmin e shpejtë të lojës që po zhvillohet. /Telegrafi/

https://twitter.com/iF29s/status/1576559913182302209