Site icon Telegrafi

Zhbllokohet realizimi i projektit ndër kufitar Bellanoc – Stançiq

Sot, zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, nënshkroi plotësimin e Marrëveshjes për financim të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2013, me çka edhe zyrtarisht mjetet e IPA programit vihen në dispozicion për financim të projektit strategjik Bellanoc-Stançiq, përcjell Telegrafi Maqdoni.

‘Me përkushtim të madh u punua për plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, të cilat ishin të nevojshme për fillimin e realizimit të këtij projekti. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme ishte ndërtimi i rrugës deri tek kalimi i ri kufitar, i cili u financua nga mjetet kombëtare në shumë prej rreth 6 milionë euro’, tha Osmani.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një kalim kufitar të oërbashkët, ku organet kufitare do të ndajnë një ndërtesë të përbashkët e cila gjendet në territoret e dy vendeve.

Pas harmonizimit afatgjatë të procedurave për përpunim të dokumentacionit projektues dhe urbanistik, ndërtimin e infrastrukturës, ndarjes së shpenzimeve operative dhe kryerjes së kontrolleve kufitare, gjatë ditës së nesërme do të vijojë nënshkrimi i Protokollit mes dy vendeve, me çka do të finalizohen të gjitha procedurat ligjore./Telegrafi/

Exit mobile version