Telegrafi

Zhbllokohet magjistralja Mitrovicë-Leposaviq, largohen protestuesit serb (Foto)

Protestuesit serbë, të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq te kryqi në fshatin Rudare të Zveçanit, tashmë janë shpërndarë të qetë.

Nga rruga janë larguar edhe barrikada e automjeteve e cila ishte vendosur në orët e vona të së martës, raporton Telegrafi. Çdo gjë shihet e qetë tashmë në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, protestuesit kanë mbajtur të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pas hyrjes pa leje në Kosovë. /Telegrafi/