Site icon Telegrafi

Zhbllokohet magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit

Rruga e cila ishte bllokuar në orët e mbrëmjes nga rrëshqitjet e gurëve në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, përkatësisht tek tuneli i dytë është zhbllokuar.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajt.

Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes të së martës ka pasur shembje dheu dhe një gur i madh kishte bllokuar këtë rrugë për disa orë.

“Ka pasur shembje të dheut dhe një gur i madh kishte bllokuar rrugën, por është larguar nga kompania. Një shirit ka qenë në rrugë derisa kompania e ka zhbllokuar komplet rrugën”, ka thënë Shabani. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version