Modeli i zhbllokuar i iPad 2 është blerë nga operatori mobil amerikan Verizon Wireless, ndërsa sipas atyre që kanë arritur të thyejnë çelësin e tabletit të vendosur nga Apple dhe operatori, së shpejti pritet që e njëjta gjë të ndodh edhe me modelin 3G.
Në anën tjetër, mësohet se tableti i cili ka qenë i bllokuar fillimisht, është blerë nga përdoruesi me llogarinë e njohur si @chpwn.
Ndërsa, sa më shpejtë që të mësojmë më shumë rreth mundësisë së zhbllokimit të iPad 2, ne do të ju informojmë, edhe pse dyshohet se një gjë e tillë nuk do të zgjasë shumë, dhe të dhënat për zhbllokim do të publikohen së shpejti. / Telegrafi /