Telegrafi

Zhbllokohet finalja e Ligës së Kampionëve, Havertz kalon Chelsean në epërsi ndaj Cityt

Chelsea ka gjetur golin e parë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Është ylli gjerman, Kai Havertz, i cili ka shënuar në fund të pjesës së parë për 0-1.

Goli i Havertz erdhi në minutën e 42-të, pasi kaloi portierit Ederson Moraes.

Ky gol u shënua pas asistimit të Mason Mount. /Telegrafi/