Kuvendi i Kosovës po përjeton një ndër krizat më të mëdha në historinë e tij.
Organi më i lartë legjislativ po bojkotohet nga pozita dhe opozita. Periudha janar-prill shënon një ndër periudhat me pasive në histori të Kuvendit. Numri i seancave të zhvilluar për katër muaj nuk arrin as shifrën dyshifrore.
Këtë dështim të Kuvendit e ilustron më së miri seanca e fundit, e cila u zhvillua të enjten dhe të premten. Për dy ditë radhazi Kuvendi dështoi të shqyrtonte projektligjet të cilat ishin në rend të ditës në mungesë të kuorumit.
Për publicistin Bajrush Morina është e pamoralshme që deputetët të nënshkruhen për mëditje e të mos marrin pjesë në shqyrtimin e ligjeve.
Koalicioni qeverisës, sipas tij, është jo stabil dhe opozita është në krizë.