Ai ishte i artë në 50 metra bretkosë, i argjendtë në 50 metra krol dhe i bronztë në 50 metra delfin. Sipas FNK-së konkurrenca ishte shumë e fortë në këtë garë. Federata e ka vlerësuar shumë të mirë paraqitjen e të gjithë notarëve kosovarë që garuan në Dubrovnik.
Flaka Pruthi ka fituar një të argjendtë e tri të bronzta në kategorinë B, Melisa Zhdrella u kthye me tri medalje të argjendta të fituara në kategorinë C, ndërsa Ardit Hysejni e Eda Zeqiri fituan nga një të bronztë në kategorinë D, përkatësisht E.
Rita Zeqiri ka përmirësuar rekordin e Kosovës në 400 metra stil të përzier, por nuk fitoi medalje, duke përfunduar e katërta. /Koha/Telegrafi/