Site icon Telegrafi

Zharku tregon për masat parandaluese të aksidenteve në Bruksel

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, po merr pjesë në Takimin e Dymbëdhjetë Ministror të SEETO-s, që po mbahet në Bruksel.

Në sesionin e sotëm të takimit, në të cilin kanë marrë pjesë ministra të transportit të vendeve të Evropës Juglindore, anëtarë të SEETO-s, ministri Zharku ka prezantuar masat, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës për zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në komunikacionin rrugor.

Ndërkohë, ministri Zharku ka pasur një sërë takimesh me ministrat pjesëmarrës, me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshirë komisioneren e Bashkimit Evropian për Transportin, Violeta Bulc dhe komisionerin për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, të cilët ia dorëzuan ministrit Zharku Traktatin e Komunitetit të Transportit. /Telegrafi/

Exit mobile version