Site icon Telegrafi

Zharku: Rruga Prishtinë- Podujevë, zgjerohet në vitin 2017

Llapjanët nga vitit 2017 pritet që të trashin lidhjen e tyre me Prishtinën, përmes zgjerimit të rrugës edhe për dy krosi. Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar që të bëjë zgjerimin e Rrugës Nacionale N25 , nga rrethrrotullimi Besi – Podujevë

Ministri Lutfi Zharku ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet studimi i fizibilitetit për zgjerimin e rrugës Besi- Podujevë.

Zharku nuk ka mundur të tregojë se kur pritet të fillojnë punimet në zgjerimin e kësaj rruge, por megjithatë ai e dinë vitin e përfundimit të punimeve. “Nuk mund të ju them një datë të saktë se kur do të fillojnë punimet. Po shpresojmë që në vitin 2017 do të përfundojnë punimet, ky është një vit që ne shpresojmë, por jo që jemi të varur shumë nga ky vit”, ka thënë Zharku për ORAinfo.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë njoftuar se rruga e zgjeruar do ti ketë 4 shirita qarkullimi me ndarje në mes me shiritin ndarës prej 1.50 metra. Në kyçje dhe udhëkryqe do të punohet edhe shiriti shtesë me gjerësi prej 3 metra. Kryesisht udhëkryqet do të jenë në dy nivele.

Fillimi i trasesë së zgjerimit të rrugës do të jetë te rreth rrotullimi në Besi, kurse mbarimi do të jetë në udhëkryqin për Podujevë”, ka thënë Jusufi.

Zgjerimi i kësaj rruge është paraparë të jetë rreth 20 kilometra.

Sa i përket kostos së projektit, ministri Zharku ka thënë se ajo do të dihet pas punimit të projektit zbatues. /Telegrafi/

Exit mobile version