Telegrafi

Zharku priti përfaqësuesit e kompanisë sllovene “BTC”

Në takim u bisedua për format e investimeve dhe të bashkëpunimit në fushën e afarizmit.

Fillimisht, ministri Zharku e njoftoi, Jozhe Mermal për kushtet e zhvillimi të afarizmit në Kosovë dhe për ofertën e favorshme që ofron Kosova për investitorët e jashtëm.

Gjithashtu ministri Zharku potencoi se Kosova ofron edhe një mori lehtësirash tjera, duke u ofruar hapësira të mjaftueshme bizneseve, lehtësira administrative, informata dhe këshilla për investitorët e huaj, që ofron Agjencia për Promovimin e Investimeve në MTI.

Përfaqësuesit e kompanisë sllovene "BTC" theksuan se kanë ardhur për të parë më për së afërmi mundësitë që ofron Kosova për afarizëm, si dhe për format dhe mundësitë e tyre për të investuar dhe bashkëpunuar në fusha të ndryshme. /Telegrafi/