Telegrafi

Zharku prezanton “Produktin Turistik të Kosovës” në Tiranë

Ministri Lutfi Zharku, tha se turizmi si aktivitet shoqëror-ekonomik është një mundësi shumë e mirë për cilindo vend dhe regjion, të shfrytëzohet për zhvillim të hovshëm ekonomik, dhe po ashtu është mënyrë profitabile e ruajtjes së bukurive natyrore dhe trashëgimisë kuluroro-historike të rajoneve të caktuara.

“Efekti pozitiv i zhvillimit të industrisë së turizmit, nuk është i kufizuar vetëm në këtë sektor, por ai reflekton edhe në zhvillimin e sektorëve tjerë të ekonomisë", theksoi ministri Zharku.

Ky aktivitet i organizuar nga Asociacioni Kosovar i Turizmit (KOTAS) është mbështetur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë, me qëllim të promovimit të turizmit të Kosovës./Telegrafi/