Site icon Telegrafi

Zharku: Mohimi i Platformës është mohim i presidentit Thaçi (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Zharku ka theksuar se ata si parti e kanë mohuar platformën e re të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se ata platformën e kanë mohuar në tërësi.

Zharku ka theksuar se pozita e presidentit dhe tema e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të lidhet me emrin e Hashim Thaçit, sepse sipas tij, nuk e dimë nëse deri në prezentimin e platformës së re i pari i shtetit do të jetë Thaçi ose jo.

“Ne flasim për president, derisa ju po flisni për Hashim Thaçin. Mohimi i platformës është mohim i tij”, ka shtuar Zharku. /Telegrafi/

Exit mobile version