Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, deklaron se Magjistralja Prishtinë-Pejë, që ka nisur vite më parë, nuk pritet të përfundojë deri më 2020.
Në një intervistë për Info Box të Radio Televizionit Dukagjini, Zharku tha se problemet me shpronësime dhe kufizimet buxhetore i kanë zvarritur punët në ndërtimin e rrugës që lidh dy qytetet.
“30 kilometra mund të marrin tri vjet kohë, domethënë, deri në vitin 2020 të përfundojë krejt. Po besojmë që pjesa e parë mund të përfundojë shumë shpejt, prej Kievi deri në Dolls dhe prej Dollsi në Zahaq”, ka thënë Zharku.
Ministri Zharku bëri të ditur se në vjeshtë të këtij viti do të përmbyllen punimet deri në Kievë.
Ndërkaq punimet deri në Zahaq, sipas tij, do të përkrahen me një marrëveshje që Qeveria e Kosovës pritet të lidhë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Investive Europiane./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0ec_4zSbrws