Site icon Telegrafi

Zharku: Buxheti shkoi për autostradën Arbën Xhaferi

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Ministri Zharku fillimisht ka raportuar për autostradën “Arbën Xhaferri”, duke treguar se deri tash janë asfaltuar 20 kilometra dhe është lëshuar një pjesë e nënkalimeve.

Zharku ka thënë se segmenti i parë i autostradës është përgatitur, deri sap o punohet për të dytin.

Ministri ka thënë se buxheti i ministrisë është në harxhim total, pasi shumat janë bartur për projektin e autostradës, por pritet që të kthehen ato që kanë qenë në vitin 2015. /Telegrafi/

Exit mobile version