Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në një intervistë për Info Box të Radio Televizionit Dukagjinit, duke folur për magjistralen Prishtinë-Pejë, nuk ka dashur të tregojë nëse Bechtel Enka do ta përfundonte më shpejt punën, por tha se çmimet që paguhen për kompanitë e huaja dhe ato vendore kanë dallim të madh.
“Çmimi që e paguajmë për Bechtel Enkan nuk krahasohet për kompanitë vendore. Bechtel Enka ndërton autostrada, rrugë të reja, që paguajmë një çmim prej 10 deri në 11 milionë euro për kilometër. Kurse zgjerimi i këtyre rrugëve që po i bëjmë është nga 1 milion deri 1 milion e 200 mijë euro”, është shprehur Zharku.
Ministri Lutfi Zharku ka folur edhe për Autostradën Prishtinë-Shkup. Ai tha se gjithçka po shkon sipas parashikimeve, pavarësisht se ka kufizime buxhetore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=m7eMq5kEvoc