Ish-drejtori i “T-mobile”, Zharko Llukovski sot në mëngjes ka dhënë deklaratë në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas informacioneve, Llukovski vetë ka kërkuar që ta plotësojë deklaratën i cili edhe më herët kishte dhënë dëshmi për rastin “Haraçi”.
Kur u hap hetimi për rastin “Haraçi” në mesin e të ftuarve në prokurori ishte edhe Llukovbski. Ai u thirrë në cilësinë e dëshmitarit.
Llukovski përmendet në njërën nga bisedat e video inçizimeve të cilat i publikoi gazeta italiane “La Verita”./Telegrafi/