Site icon Telegrafi

Zhan Mitrev kërkon nga ambasadat e huaja ta ndjekin procesin gjyqësor ndaj tij

Mjeku Zhan Mitrev dhe Spitali klinik “Zhan Mitrev” u dërguan letër ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Delegacionit të BE-së në vend, duke i informuar për ecurinë e hetimeve nga Prokuroria Themelore Publike për rastin ndaj tyre, duke i ftuar ata që të ndjekin me kujdes të gjithë procedurën hetimore.

“Po ju drejtohem me qëllimin për t’ju informuar dhe njohur me rastin që besoj se mund të lërë gjurmë të thella në jetën shoqërore, në perceptimin e profesionit shëndetësor dhe një rast që pretendon se fut praktikë të keqe në sistemin e drejtësisë në vend. Shembuj të tillë mund të jenë të rrallë, por edhe si të tillë mund të shkaktojnë dëme me pasoja të mëdha”, thuhet në letër.

Në letër kërkohet shtim i monitorimit të procesit gjyqësor për shkak të “qasjes joserioze dhe sipërfaqësore”, pasi siç thuhet, “dëshmi për mendjelehtësi dhe hetim të paplotë vijnë nga të gjithë të thirrurit si dëshmitarë”.

“Dhe prandaj po ju drejtohem me shpresën dhe dëshirën që do t’ju nxisë interesin dhe do të nxisë fokusin tuaj në monitorimin e këtij rasti. Unë besoj në një të vërtetë, të mbështetur me fakte dhe të cilën e ka përjetuar, mjafton të krijohen kushtet që ajo të shohë dritën e ditës dhe të interpretohet siç është, pa mëdyshje dhe plotësisht”, shtohet në fund të letrës./Telegrafi/

Exit mobile version