Filmi nga Kosova me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” ka shënuar suksesin e radhës në kinematografinë ndërkombëtare.
“Zgjoi” ka fituar dy çmime në edicioni e 13-të të festivalit “Arcs Film Festival” që mbahet në Francë, e që si synim ka të promovojë diversitetin e kinemasë evropiane
Në mesin e më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit, “Zgjoi” u shpërblye me çmimin e publikut dhe atë të jurisë.
Ndërkohë, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit do të shpallë listën e ngushtë të hënën në 10-të kategori për nominime në ndarjen e çmimeve “Oscar”, ku “Zgjoi” garon në kategorinë e filmave ndërkombëtar.
Nominimet për “Oscar” në të gjitha 23 kategoritë do të shpallen më 8 shkurt, teksa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 27 mars. /Telegrafi/
Hive in Final Predictions for 2022 Oscars Shortlists for Visual Effects, Original Song, International Feature and More https://t.co/Ue0GxQsOwX via @variety @ByClaytonDavis ???
— Blerta Basholli (@Blertabb) December 17, 2021