Një grua nga Shtetet e Bashkuara, i ka ndezur qindra mjete piroteknike në shtratin e bashkëshortit, derisa ai ishte duke fjetur.
Për pasojë ai është hedhur me shpejtësi dhe ka vrapuar përjashta, derisa i mbante veshët nga dhimbja, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtë kohë, derisa mundohej të qetësohej, fërkonte sytë sepse i ishite mjegulluar shikimi nga shkëndijat e shumta.
“Kam ndezur shumë”, dëgjohet duke thënë gruaja, ndërsa përpiqet ta ndihmojë burrin.
“Veprim i ulët dhe i pakuptimtë. Mjafton një që ta zgjojë, jo ta tmerrojë në këtë formë”, është një koment për rastin.
Nuk dihet nëse ai ka pësuar ndonjë lëndim, por rekomandohet që kjo mos të përdoret në shtëpi sepse pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/UbcpNwhPEbw