Telegrafi

Zgjohuni më lehtë me ‘Wakie’

Në mënyrë që të zgjoheni me buzëqeshje, në vend se të hidhni telefonin me alarm në dysheme, është aplikacioni ‘Wake’ ku ka mundësi të shumta, për një zgjim me disponim.

Me anë të këtij aplikacioni të krijuar nga armeniani Hrachik Adjamian, mund të kyçen në rrjet shumë persona, si ata që duan të zgjohen nga dikush, po ashtu edhe ata që duan të zgjojnë dikë.

Shfrytëzuesi pasi cakton orën kur dëshiron të zgjohet, janë të tjerët që thërrasin në telefon apo dërgojnë mesazhe për të zgjuar atë.

Pasi të jetë zgjuar, ai mund të bëjë të njëjtën gjë, për të tjerët që kanë caktuar të zgjohen më vonë.

Thënie të ndryshme dhe porosi të këndshme në mëngjes, tashmë mund të dërgon tek ‘gjumashët e mëngjesit’ si në iOS apo në Android./Telegrafi/