Ekziston mënyra që të kurseni kohë në mëngjes, mirëpo edhe që njëherësh të dukeni sikur keni qenë te floktari
Natyrisht që kësaj frizure duhet patjetër t’i kushtoni pak kohë dhe pak shkathtësi por – një natë më parë.
Po ju sjellim tutorialin se si t’i bëni tri frizura të ndryshme, ashtu që do të flini me to, transmeton Telegrafi.
Flokët e rrafshët
Si t’i bëni: Flokët e lagura të krehura me ndihmën e një krehri të vogël në një frizurë të ngritur (ne fjalën “frizurë” e përdorim në kuptim më të gjerë).
Ju nevojiten: Flokët e thara me peshqir, krehër i vogël, furqeta, shami, brushë e madhe, shkumë (apo preparate të tjera) për drejtim dhe serum për flokë.
Kaçurrela
Si t’i bëni: Me teknikë të veçantë të thurjes së flokëve rreth belit me një mantel trupi mëndafshi.
Ju nevojiten: Flokë të thata e të pastra, beli me mantel mëndafshi (në këtë tutorial nuk përdoret asnjë produkt për stilizim).
Tallazet e mëdha
Si t’i bëni: Me ndihmën e një çorapeje (po, mirë keni dëgjuar) apo me një plotësues për gërshet (të ashtuquajtur (hair donut).
Ju nevojiten: Flokët të thatë dhe të pastër, plotësuesi për gërshet, preparati për stilizim dhe/ose serumi për shkëlqim. /Telegrafi/