Site icon Telegrafi

“Zgjohu Lutë”, proteston shoqëria civile në Gjilan

Para Komunës së Gjilanit është mbajtur  protesta ne shenjë pakënaqësie ndaj Kryetarit të kësaj  komune Lutfi Haziri. Sipas organizatorëve, ai nuk po merret me problemet dhe punët e Gjilanit por vetëm me ato të LDK-së në Prishtinë. Sipas tyre, Haziri e ka kthyer Gjilanin në një rrotë rezervë.

Me moton “Zgjohu Lutë” disa qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Komunës së Gjilanit.

Ata po kërkojnë nga i pari i Komunës, Lutfi Haziri, përgjegjësi për punët komunale. Sipas tyre, Haziri shumicën e kohës angazhohet me punët e LDK-së në Prishtinë duke harruar angazhimet në Komunën e Gjilanit.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vatra njëherësh edhe organizator i protestës, tha se Haziri duhet të kandidojë për kryetar të Prishtinës.

“Sa herë që lakohet emri i tij në media gjithmonë ka të bëj me Prishtinën e shumë rrallë me Gjilanin thuajse eshët kryetar i Prishtinës e jo i Gjilanit. Duam t’ia rikujtojmë zotëri Hazirit se të qenit kryetar i Gjilanit, qytetit kryesor të Anamoravës dhe njërit nga shtatë qyteteve kryesore të Kosovës, nuk është pak, përkundrazi është shumë dhe privilegj tepër i madh. Nëse kjo i duket pak atëherë lë të shkojë në Prishtinë ndoshta edhe atje bëhet kryetar”, deklaroi Durim Kadriu.

Kurse Avni Rudaku nga shoqëria civile thotë se kryetari Lutfi Haziri komunën e Gjilanit e sheh si aset për të fuqizuar vetën në zgjedhjet të brendshme partiake, përcjell Telegrafi.

“Jo vetëm në këtë mandat por edhe më herët, Haziri e ka konsideruar Komunën se një aset për të fuqizuar vetën në zgjedhjet e brendshme partiake në LDK”, shprehet Avni Rudaku.

Ish drejtori i shërbimeve publike në Gjilan Sokol Haziri, thotë se Gjilanit është në gjendje alarmante.

“Në vend që të merremi me një problematikë siç është gjendja me furnizim të qytetit me ujë, nuk e di me çka merren. E kuptojë që duhet marr edhe me punë të partisë por dy punë njëkohësisht nuk mund të bëhen”, deklaroi Sokol Haziri.

Protestuesit kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version