Vullkani Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë në Kamchatka, sërish është aktivizuar.
Llava ka filluar të derdhet, kurse në këtë rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut nga kjo llavë, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, kjo nuk e ndaloi një grup të alpinistëve rusë që pasi u ngjitën në vullkanin aktiv gjatë shpërthimit, të përgatisin në llavë salsiçe.
Now, this is awesome: a group of Russian hikers climbed up Klyuchevskaya Sopka, the highest active volcano in Eurasia, and cooked sausages on the cooling lava! pic.twitter.com/aID6ve73Yd
— Jonny Tickle (@jonnytickle) March 18, 2021
Ndryshe, banorët lokalë e konsiderojnë si “ndriçues” natyral, kurse shpërthimi ndodh pothuajse çdo vit.
Klyuchevskaya Sopka është vullkani më aktiv në hapësirat e Euro-Azisë, që gjendet në një lartësi prej 4.649 metra. /Telegrafi/