Site icon Telegrafi

Zgjohet një ditë pa ndonjë kujtesë të 20 viteve të fundit – amerikani nuk njeh as gruan dhe as vajzën e tyre

Duket si ngjarje që mund të ketë dalë nga ndonjë film, por kjo i ndodhi vërtet 36-vjeçarit Daniel Porter.

Në muajin korrik 2020, Danieli u zgjua pranë gruas së tij vetëm për të kuptuar se ai nuk ia kishte idenë se ku ishte – ose kush ishte pranë tij, transmeton Telegrafi.

Në atë që duhet të ketë qenë një sprovë e tmerrshme, gruaja Ruth, 37 vjeçe, duhej ta bindte atë se ajo ishte në fakt gruaja e tij dhe se ai nuk ishte rrëmbyer.

Çifti në Teksas kishte nevojë për ndihmën e prindërve të Danielit, pasi ky i fundit mund t’i mbante mend vetëm ata.

Megjithatë, ai nuk e kujtonte as vajzën e tij Libby-n e cila është në moshën 10-vjeçare.

Daniel u zgjua duke besuar se ishte në vitet 90-ta dhe duhej të ishte gati për shkollë – gjithçka ndodhi për shkak të një çrregullimi truri. Në një çast, 20 vjet kujtime ishin zhdukur.

Edhe pse tani ai është duke punuar për të rindërtuar kujtimet e tij, Daniel ende nuk mban në mend asgjë midis vitit 2000 dhe 2020 – përfshirë ditën e tij të dasmës dhe lindjen e Libby-t.

“Ai u zgjua një mëngjes dhe thjesht nuk e kishte idenë se kush isha dhe ku ishte. Ai ishte shumë i hutuar”, ka potencuar Ruth.

“Unë mund të shihja atë duke kërkuar një rrugë shpëtimi”, thotë ajo.

“Për fat, ne ishim në fermën e prindërve të tij që ata mund ta konfirmonin se unë isha gruaja e tij dhe ai u besoi atyre, por nuk ia kishte idenë se kishte një vajzë dhe kishte frikë nga qentë tanë”, u shpreh Ruth.

Pasi e çuan në spital, u kuptua se Daniel kishte pësuar Amnesia Kalimtare Globale, që është një ndërprerje e papritur, e përkohshme e kujtesës afatshkurtër.

Çiftit i kanë thënë se ata duhet të prisnin që atij mund t’i kthehej kujtesa brenda 24 orëve, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. /Telegrafi/

Exit mobile version