Stjuardesa e cila është bërë simbol i tragjedisë së Brukselit dhe sulmeve terroriste, që ndodhën në mars të këtij viti dhe që tronditën botën, është zgjuar nga koma pas gati një muaji.
Fotografia e Nidhi Chaphekar (42), duke qëndruar e shokuar dhe e mbuluar në pluhur dhe gjak pas sulmeve terroriste në Bruksel, ka bërë gjiron e botës, dhe tani konsiderohet si simbol i tragjedisë së Brukselit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga njëzet personat tjerë, ajo i mbijetoi shpërthimit në aeroportin Zaventem, kurse tani një muaj pas sulmit është zgjuar nga koma.
Pesëdhjetë për qind e trupit të saj është djegur, por rrëfimi i saj nuk përfundon me kaq, pasi ajo ka pësuar edhe thyerje të kockave dhe për 25 ditë i ka kaluar në gjendje kome.
“Ka hapur sytë më ka shikuar dhe ka filluar të qesh. I kam thënë se gjithçka do të bëhet mirë. Ajo bisedoi edhe me fëmijët tanë”, ka deklaruar bashkëshorti i saj Rupesh Chaphekar, duke shtuar se Nidhi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike, dhe për këtë arsye nuk dihet se sa do të zgjasë shërimi i saj.
Nidhi është nga Mumbai dhe punon si stjuardesë në “Jet Airëays”. Atë ditë të kobshme kur sulmuesit vetëvrasës të Shtetit Islamik sulmuan aeroportin Zaventem, ajo ishte duke shkuar në punë. /Telegrafi/