Site icon Telegrafi

Zgjohet nga koma duke kënduar “Mamma Mia”

Familja e Layla Toëseyt, ishte sugjeruar nga mjekët që t’ia thoshin të bijës së tyre lamtumirën sepse ishte goditur rëndë nga sëmundja e meningjitit dhe kishte përjetuar një sulm në zemër.

E ëma, Katy Toësey, 23-vjeçare, ka thënë për Daily Mirror: “Përgatiteshim për lajme të këqija, sepse mbahej në jetë më anë të aparateve. Madje edhe doktorët kishin çuar duart nga ajo dhe ia kishin ndërprerë ilaçet – dhe nuk dinim se sa keq ishte”.

“Megjithatë, të dielën e dëgjova duke kënduar ngadalë këngën Mamma Mia. Nuk mund të besoja. E dija menjëherë se do të bënte më mirë”, ka thënë e ëma e Laylas, Katy.

Exit mobile version