Toni Robinson kishte qenë në një aheng të ‘çmendur’ në West Midlands dhe kur është nisur për në shtëpinë e një shoqes ku do kalonte natën, nuk shkoi e vetme.
E dehur dhe pa vetëdije, ajo e ka marrë një qen që e ka parë në rrugë, me të cilin ka fjetur së bashku në dhomë, transmeton Telegrafi.
“Kjo është gjendja… nuk di si ndodhi”, ka shkruar Robinson në videon e postuar në Snapchat.
Më poshtë mund ta shihni atë me një filtër në fytyrë, si dhe qenin që qëndronte në krevat, të cilin më pas e ka lënë të lirë. /Telegrafi/