Telegrafi

Zgjohet në morg, pak para autopsisë

Autopsia duhej t’i bëhej të mërkurën. Mjeku e kishte shpallur të vdekur pasi nuk kishte puls, shkruan gazeta "Zëri".

Pasi është sjellë në morg, një punonjës e vëren se po merr frymë. Mjekëve u janë dashur 15 minuta për ta reanimuar. Kur është përmendur, ai ka parë krimba ngordhësirash në disa pjesë të trupit, të cilët, normalisht ngjiten kur trupi është i pajetë së paku tre ditë.

Burri ishte dërguar në spitalin e Sionit, në Bombaj, pasi ishte gjetur pa vetëdije afër një stacioni autobusësh të hënën në mbrëmje.