Site icon Telegrafi

Zgjohet fytyrë për fytyrë me gjarpër

Kur është zgjuar të dielën në përdhesen e shtëpisë së tij në Bronx, 18-vjeçari Kareem Lewis e ka parë një bollë të gjatësisë rreth 90 centimetra.

"M’i kishte ngulur sytë. Më kaploi paniku kur filloi të lëvizë”, ka thënë ai për New York Post.

E ka alarmuar policinë e cila e ka mbajtur gjarprin brenda arkës derisa nuk kanë ardhur përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e kafshëve për ta marrë. Gjarpri me gjasë kishte rrëshqitur nëpërmes dritares së hapur të shtëpisë në përdhese.

Exit mobile version