Telegrafi

Zgjodhi mënyrën më të keqe për të kaluar mbi hekurudhë (Video)

Një grua nga Auckland e Zelandës së Re, ka zgjedhur mënyrën më të keqe për të kaluar nëpër binarë.

Ajo jo vetëm se injoroi sinjalizmin me drita të kuqe dhe sirenën, por as që shikoi në drejtim prej nga vinte treni dhe vazhdoi të ecte mbi binarë, transmeton Telegrafi.

Ky veprim ka mundur t’i kushtonte me jetë, sikur drejtuesi i trenit të mos ndalonte me shpejtësi dhe të shmangte përplasjen.

Videoja është publikuar nga mbrojtësit e rendit, që të ngrihet vetëdija mbi kalimet nëpër këto hapësira. /Telegrafi/