Telegrafi

Zgjodhën shtëpinë e gabuar për të plaçkitur, hajni e pëson shumë keq (Video)

Pronari i një shtëpie në Florida të Shteteve të Bashkuara, i është kundërvënë pesë hajnave të armatosur dhe ka mbajtur njërin peng derisa kanë ardhur forcat e rendit.

Megjithëse plçkitësit ishin pajisur mirë me pushkë, thika të gjata dhe njëri prej tyre një levë, me gjithatë iu desh t’ia mbathnin, transmeton Telegrafi.

Ata janë ndaluar dhe identifikuar, ndërsa së shpejti pritet të dalin para drejtësisë nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe tentimit të plaçkitjes.

Videoja e postuar më poshtë, tregon plaçkitësit teksa kërcënojnë të pranishmit, por edhe kur ikin të frikësuar. /Telegrafi/