Rafael Leao prezantoi autobiografinë e tij sot dhe shpjegoi se pse ai ‘nuk mund të largohej nga Milani dhe ai e sheh të ardhmen e tij me kuqezinjtë.
Portugezi ka publikuar librin e tij të parë, të quajtur “Buzëqeshje: Jeta ime midis futbollit, muzikës dhe modës”, ku mbajti një konferencë shtypi në Piazza Duomo këtë mbrëmje.
E tregoi se e gjithë familja e tij mbështet Benfican, por klubi portugez nuk u përpoq kurrë ta nënshkruante me portugezin kur ai ishte adoleshent.
“Nuk mund të largohesha nga Milani, ata ishin gjithmonë pranë meje, edhe në momentet më të vështira të jetës sime”, ka thënë Leao, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë të re me kuqezinjtë.
Tutje ai tregoi se numrin 10-të e zgjodhi shkaku i legjendës së Juventusit dhe Italisë, Alessandro Del Piero.
“Zgjodha fanellën me numrin 10 sepse e kishte Alessandro Del Piero, por edhe shumë kampionë të tjerë që e kanë veshur dhe janë idhujt e mi”.
“10 është ndryshe, është për lojtarët që sjellin diçka ndryshe në fushë. Doja ta vishja sepse ishte një numër i rëndësishëm në historinë e Milanit dhe ndjej se edhe unë jam lojtar i rëndësishëm”, deklaroi Leao.
Ka pasur shumë raporte për një qasje të mundshme gjatë verës nga klube si Paris Saint-Germain, Chelsea, Arsenal, Neëcastle United e shumë të tjerë.
🔴⚫️🇵🇹 Rafa Leão when asked where does he see his future: “AC Milan”. pic.twitter.com/1W3UVWPiFV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 28, 2024
Por, ku e sheh veten Leao në të ardhmen? “Tek Milani”, ishte përgjigja e tij e shkurtër. /Telegrafi/