Telegrafi

Zgjidhni xhinse të përsosura: Verifikoni cili numër më së miri i rri trupit tuaj!

Zgjedhja e modelit të vërtetë aspak nuk është detyrë e lehtë

Po ju sjellim një udhëzues të vogël dhe po ju ndihmojmë të zgjidhni modelin e vërtetë të xhinseve për trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Femrave të gjata më së miri u rrinë xhinset “krop”

Modelet me këmbë të shkurtra janë zgjedhje e vërtetë nëse jeni shtatlartë. Me çizme të cekëta do të jetë kombinimi i qëlluar.

Xhinset me bel të lartë më së miri u rrinë damave të cilat kanë trup në formë “molle”

Këtë trup e karakterizon beli i gjerë në raport me kërdhokullat e ngushta dhe këmbët e holla. Modelet e ngushta me bel të lartë në mënyrën më të mirë do t’i theksojë këmbët e holla, ndërkaq pjesën problematike rreth beli me sukses do ta fshehin.

Xhinset në formë zileje për dama të cilat kanë trup në formë “dardhe”

Për këtë trup karakteristike janë kërdhokullat e gjera nga supet, prandaj modeli i xhinseve me këmbë në formë zileje do ta bëjë balancën ideale. Për t’i zvogëluar vizualisht vithet zgjidhni xhinse me xhepa të vegjël.

Femrat trupshkurtra do të duken për disa centimetra më të gjata nëse zgjedhin modelin e rrafshët

Zgjedhje ideale, nëse dëshironi të shtoni ndonjë centimetër, janë xhinset e gjata deri te nyjat. Zgjidhni model pak më të gjerë, me bel të lartë. Nëse keni figurë të orës së rërës, zgjedhje keni me bollëk.

Format janë ato që e zbukurojnë këtë ndërtim trupi, andaj edhe pse pothuajse çdo model ju rri mirë, më së miri është të zgjidhni modelin e ngushtë të xhinseve të cilat do të theksojnë të gjitha pjesët femërore.

Figurës në formë kënddrejtë u rrinë mirë modelet mashkullore

Këtë trup e karakterizojnë muskujt me diçka më pak forma, andaj nëse e kombinoni këtë model të xhinseve me taka të larta do të dukeni më femërore. /Telegrafi/