Telegrafi

Zgjidhni veshjen tuaj

Por e sigurt është se gruaja e 2011-shit ka dëshirë të jetë e lirshme dhe e shpenguar në veshjen e saj

Një rast i veçantë
Vishuni shik: një bluzë e ngjitur pas trupit me një dekolte të thellë në formë "V", një fund në formë tubi i cili mund të qëndrojë mbi gju ose pak poshtë tij dhe këpucë me majë të mprehtë.

Vini në lojë fantazinë
Ndërsa për veshjen që ju propozojmë duhen 1.5 metra xhins sipas ngjyrës që preferoni vetë. Prerja është shumë e thjeshtë dhe i shkon mirë çdo lloj trupi. Në rastin e grave që kanë shpatulla të ngushta ky model krijon imazhin e zgjerimit të tyre. Dekoracioni te rripi maskon linjat jo të rregullta në pjesën e belit. Gjatësia deri në gju tregon elegancën e këmbës dhe mbulon difektet e mundshme. Dekoracionin gjithkush mund ta bëjë vetë në shtëpi duke përdorur muline të ndryshme me shumë ngjyra. Kësaj veshjeje mund t’i shkojnë si këpucët, ashtu edhe shapkat. Por mund të vishen edhe atletet ngjyra e të cilave mund të korrespondojë me dekoracionin.

Xhins e bukur dhe praktike
Këtë vit, xhinsi vjen me një fantazi të shfrenuar në formën më antike si në prerje ashtu edhe në dekoret që e shoqërojnë. Përdorini të gjitha ngjyrat pa asnjë kufizim. Por më interesante do të ishte të përdorni një veshje me ngjyrë të ndërthurura. Xhinsin mund t’a kombinoni mirë edhe me materiale të tjera si lëkurë, thes, shifon me lule, pse jo edhe me rrjetë peshku. Gjithçka mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, mjaft të keni një fund apo pantallona xhins çfarëdo. Kombinojani bluzën apo xhaketën sipas materialeve të mësipërme.

/Telegrafi/