Stili elegant
Sivjet do të barten kryesisht modelet gjysmë të gjata të cilat shkojnë deri te gjunjët, edhe pse ka sosh të gjata të cilat shkojnë pak mbi nyjat e këmbëve dhe ato më të shkurtra të cilat shkojnë deri nga mesi i kërdhokullave, transmeton Telegrafi. Shumicën e modeleve e karakterizojnë linjat e drejta, sumbullat e mëdha, jakat e mëdha me shtojca siç janë gëzofi, dantellat, xhepat zbukurues. Ngjyrat janë kryesisht mbyllëta, nga e zeza, e përhirta dhe nuanca ngjyrë gështenje, deri te e kuqja dhe ngjyrë vjollce.
Stili komod
E veçanta për modelet komode është që të jenë pak të shkurtra, disa shkojnë deri te fillimi i kërdhokullave, disa deri te mesi i kërdhokullave, ndërsa ato më të gjatat deri te gjunjët, transmeton Telegrafi. Modelet janë më shumë “sportive”, rinore, me karfica dhe sumbulla të mëdha. Edhe këto pallto i karakterizojnë linjat e drejta, pastaj ngjyrat e mbyllëta, ngjyrat e çelëta dhe të e përhirta dhe e bardha.
Stili ushtarak
Ky stil do të mund të zbatohet në modelin komod të palltos, mirëpo, duke pasur parasysh që ky model sivjet aq shumë është i popullarizuar dhe i përhapur, kemi vendosur ta ndajmë në një grup të veçantë. Përjashtim është ngjyra e parezistueshme e përhirtë – top ngjyrë e këtij sezoni.
Stili i rrobave me kutia
Modelet me kutia sivjet më së shpeshti kanë bazën ngjyrë të përhirtë, e cila është e thurur me ngjyra pak më të gjalla – të kaltër, vjollcë, të portokalltë, të kuqe ose me ndonjë ngjyrë të shkëlqyer neutrale.