Site icon Telegrafi

Zgjidhni problemin e fryrjes së barkut dhe të gazrave pa ilaçe: Ushtrim joge prej dhjetë minutash për punë më të mirë të zorrëve

Fryrja e barkut, gazrat, ngërçet, zorrët dembele apo nervoze – joga mund të jetë ilaçi më i mirë natyral për probleme të ndryshme të stomakut

Në vend të përpjekjes për t’u shëruar me ilaçe të cilat munden vetëm në afat të shkurtër të ndihmojnë, provoni të mirat e jogës, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë asana të caktuara të cilat kanë ndikim të magjishëm në punën e zorrëve, lukthit dhe shëndetit të gjithë stomakut.

Ju rekomandojmë ushtrimet të cilat zgjasim vetëm 10 minuta, që janë shumë të suksesshme në pengimin e fryrjes dhe të gazrave.

Këtë ushtrim joge qetësuese e kanë shikuar më shumë e një milion njerëz dhe ka me qindra komente pozitive.

Joga të caktuara asana të cilat mund t’i shihni në videoxhirim janë të thjeshta, nuk kërkojnë mundim fizik, por është me rëndësi t’i bëni sipas rregullave.

Pas vetëm një treningu do të duhej ta ndienit lehtësimin në pjesën e stomakut, shumica kanë komentuar që këto asana ndihmojnë edhe te vështirësitë të cilat i shkakton sindroma e zorrëve nervoze.

Në videoxhirim shikoni se si bëhen ushtrimet!

/Telegrafi/

Exit mobile version