Site icon Telegrafi

Zgjidhni problemet tuaja shoqërore në internet

Kjo ueb-faqe funksionon në stilin e një gjykate shoqërore – ndërsa rastet janë të klasifikuara në 16 kategori, si konteste familjare, fjalosje mes miqsh, politikat administrative, kush është më i mirë etj.

Seancat mbahen falas, ndërsa për të hapur rastin tuaj fillimisht duhet të regjistroheni. Më pastaj, në pika të shkurtra duhet ta prezantoni rastin dhe ta propozoni dënimin për humbësin e kontestit të hapur.

Pas kësaj, i akuzuari do ta pranojë një e-mail, i cili i bën thirrje të paraqitet para gjyqit dhe ta prezantojë dëshminë e tij.

Po ashtu nëse dëshironi të jeni pjesë e porotës, ju keni mundësi të konkurroni me një konkurrim të thjeshtë në këtë ueb-faqe.

Deri më tash në InstantJury.com janë zgjidhur një mori rastesh – ndërsa nëse edhe ju keni telashe të tilla, lirisht mund t’i drejtoheni kësaj ueb-faqeje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version